I riu bën horë pushtetarët e Srpskas në Mitrovicë të Veriut: Po miratoni buxhetin jashtëligjshëm - NACIONALE

I riu bën horë pushtetarët e Srpskas në Mitrovicë të Veriut: Po miratoni buxhetin jashtëligjshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka miratuar sot buxhetin dhe planin vjetor në një seancë e cila prodhoi edhe tensione.

Këto tensione nuk u prodhuan nga ndonjë aktivist i Vetëvendosjes, apo nga ndonjë aktivist i partive tjera politike shqiptare, por nga Aleksandër Arsenijeviqi i Mbijetesës Serbe.

Arsenijeviq pretendon se buxheti i komunës së Mitrovicës së Veriut u miratua duke shpërfillur “Rregulloren për Diskutime Publike që rezulton nga Ligji 04/L-025.”

“Qëndrimi ynë është se seanca e sotme është e jashtëligjshme meqë nuk janë respektuar të drejtat elementare të qytetarëve lidhur me transparencën në marrjen e vendimeve të rëndësishme.” – ka thënë z. Arsenijeviq.

Më poshtë keni videon e plotë:

Lajme të ngjashme