I provuam të gjithë, koha me "ia shti lapsin": Analiza e Visar Ymerit që s’duhet ta humbisni - NACIONALE

I provuam të gjithë, koha me "ia shti lapsin": Analiza e Visar Ymerit që s’duhet ta humbisni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për Visar Ymerin, është koha të bëjmë bilance. Dhe, një të tillë, ai e bëri mbrëmë në Debat Plus, që Nacionale e sjell të transkriptuar – të plotë – më poshtë:

Është e rëndësishme të diskutohet kush duhet me fitu.

Kemi provu emra dhe politika të ndryshme. Tani Kosova e ka një situatë, në të cilën është mirë të bëhet njëfarë bilanci, pra çka duhet me pritë prej njerëzve që i marrin institucionet dhe cilat janë politikat që do të ishin më të mirat për Kosovën.

I kemi provu politikat e bashkëpunimit ndërkombëtar, politikat zhvillimore, e kemi provu përcjelljen korruptive shpeshherë, e kemi provu një pushtet që ka thënë se kur të vimë ne, këtu parajsa ka me u bë dhe kur erdhi, që jo që nuk e bëri parajsën por ia shtoi fuqinë zjarrit të ferrit.

Tash do të ishte mirë me thënë, kadal pak, përtej emrave të përveçëm, çfarë politikani dhe çfarë kryeministra na vyen neve.

Për shembull, a ka hesapë Kosova me u përplasë vazhdimisht me këdo, në rajon, nëpër botë e brenda, duke e marrë parasysh që kjo e cenon potencialin zhvillimor të Kosovës I cili nuk është fort I madh, pra I cili edhe ashtu është i kufizuar.

Pra, a ka hesapë Kosova me vazhdu qishtu, pra në ngecjen në avancimin ose zjgerimin e subjektivitetit ndërkombëtar, në fushën e ekonomisë, krijimin e vendeve të punës, investimeve të huaja direkte, etj.

Qytetarët e Kosovës, munden me thënë po kështu po dojmë. Në rregull, veç t’ia shtimë njëherë lapsin.

E dyta, a po është e udhës me e pasë një pushtet i cili nuk ka absolutisht kurrëfarë kontrolli? Pra, një pushtet ta quaj absolut edhe pse nuk është absolut, pra nuk ka koalicion, e kontrollon Presidencën, Kuvendin. Pra a po është mirë kështu për Kosovën. A është mirë me e pasë një pushtet që tonë kohën këqyrë me i kap mediat, etj?

Pra, a është mirë me e bë këtë? Pra, është mirë me i pyet qytetarët.

A është mirë, me e pasë një pushtet i cili në kohën elektorale, e rrit polarizimin, e kur vjen në pushtet bën krejt diçka tjetër.

Është shembulli i Vjosa Osmanit, mas fjalëve ‘Hugo Çavez, me the të thash, nuk vi kurrë te ti (Kurti v.j), a është mirë me e pasë këtë lloj politikani, pra me thënë ju lutem përsëritna këtë lloj politikani?

A është mirë që të vetmën gjë, pas 4 vjetësh qeverisje me të kallëxu manipulime me shifra. Janë rritë investimet e huaja direkte, janë rritë të hyrat tatimore, janë rritë të hyrat doganore dhe asnjëherë nuk kanë për efektin real ekonomik që këto e kanë, sepse nuk ka çka kallëxon.

Pra, a është mirë me e pasë një këso me e pasë, një pushtet që në vend të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies qytetarë, këqyrë me manipulu që të mos flitet për të vërtetën.

Alternativa, do të duhej të ishte një listë e politikave për të cilat qytetarët e Kosovës thonë se janë probleme, të cilat janë papunësia, gjendja ekonomike, inflacioni shtrenjtimi i jetës, e kështu me radhë.

Për këto duhet me gjetë adresën e dështimit dhe me gjetë një politikë që e kish adresu këtë problem.

Për këtë mendoj se e kanë bë një gabim partitë politike opozitare dhe unë shpresoj shumë që në këtë fillim të fushatës, që kanë me e nxitë shumë ma shumë diskutimin publik dhe paraqitjet publike në mënyrën se si e shohin ata zhvillimin, sepse ata kanë mendu e mendoj që e kanë gabim, që humbja e popullaritetit dhe pakënaqësia me Vetëvendosjen, e rritë automatikisht popullaritetin e tyne.

Akti i parë është, çmagjepsja me pushtetin, i dyti është rimagjepsja me ty.

Nëse qytetari i Kosovës është i pakënaqur me Kurtin por nuk është i kënaqur me ty, ai rri te ti.

Studimi i fundit i IRI, një gjë që më dukej interesant është që numri i njerëzve që nuk kanë besim që angazhimi i tyre në kuptim të votës, është rritur krahasuar me vitin 2023. Pra, njerëzit besojnë pra sot më pak në Kosovë, që me votën e tyre mund të sjellin ndryshim. Këta janë njerëzit që më 2021, kanë besu që munden me ndryshu me Kurtin.

Këtë besoj se e ka bë më së shumti Lëvizja Vetëvendosje, sepse shpresa për ndryshim ka qenë e investuar te ai, akumuluar për një kohë të gjatë, për arsye të ndryshme.

Sot, pas qeverisjes 4 vjeçare, VV nuk i ka të sigurta këto vota, është efekti Vjosë, që disa vota kanë shku te Kurti, që iu ka dukë një replikim i rezistencës dhe kundërshtimit absolut, që LDK e ka pasë karshi partive të dala nga lufta. Ajo bazë, ka shku te elektorati i VV-së. Por, këta e kanë një veçori absolute, që me amerikanët nuk bën me u prishë, gjë që Kurti nuk ua ka plotësu.

Korpusi i dytë që mendoj se sot është më labil, është ai nacionalist. Që kanë besu se Albin Kurti nuk shkon në negociata me Serbinë, që do të bëhet bashkimi kombëtar, etjerë, etjerë. Ata njerëz më e dinë që kjo nuk ekziston.

E treat, që besoj se është disavantazh, LVV deri në vitin 2021 dhe Albin Kurti, nuk kanë qenë kurrë te testuar në qeveri. Nuk është pa nga elektorati i provuar si kryeministër. Ata njerëz nuk munden të ndërtojnë më fushatë elektorale, duke thënë ‘po të ishim na’. Më 2021, mund të thonin ‘më rrëzuan’. Por, tash kush të rrëzoi? Katër vite ke.

Lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, punë dhe drejtësi, këto më Kurti s’mund t’i thotë, vetëm nëse i thotë si kritikë ndaj vetes.

Arsye objektive për me qenë Vetëvendosje shumë lart, më nuk ka.

Shumë prej skemave dhe programeve sociale që i ka pasë si premtime, VV as që i ka nisë. Edhe nuk mundet me thënë ‘valla më kanë pengu’, se nuk të ka pengu kurrkush.

I ka do avantazhe VV, sepse kur je në pushtet ke makinacione për me bë lëvizje, por këto mendoj që duhet me i diskutu dhe kritiku me kohë opozita po them gjithnjë, në mënyrë që të pamundësohet keqpërdorimi i tyre për fushatë elektorale.

Kësaj here, mendoj që përveç programit, do të duhej të fokusoheshim edhe te ekipi i kryeministrit, kushdo që do ai.

A i ka përmbush Qeveria e Kosovës si ministra individual, votuesve të Albin Kurti ua ka mbush zemrën plot?

Lajme të ngjashme