I gjenden marihuanë, pistoletë e para: Arrestohet një person në Prishtinë - NACIONALE

I gjenden marihuanë, pistoletë e para: Arrestohet një person në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e marihuanës. Më pas edhe në shtëpinë e tij janë gjetur gram të marihuanës sërish, pistoletë e para.

Njoftimi i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në afërsi të shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime me peshë 12.4 gram me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 68.5 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, tre peshore digjitale, një pistoletë me 7 fishekë, dy grinder për bluarjen e marihuanës, një telefon celular dhe 150 euro para të gatshme. Gjatë operacionit policor në vendngjarje është paraqitur edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar te i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar 1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme