I dërgoi letër Bidenit, Osmanin e pyet gazeta austriake se a mori ndonjëherë përgjigje - NACIONALE

I dërgoi letër Bidenit, Osmanin e pyet gazeta austriake se a mori ndonjëherë përgjigje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së fundi ka dhënë një intervistë për mediumin austriak “Profil”.

Mes tjerash, në këtë intervistja, kryetarja e shtetit është pyetur për letrën që ia kishte nisur presidentit amerikan, Joe Biden, për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Gazetarja që e intervistoi, e ka pyetur presidenten Osmani: “A morët ndonjëherë përgjigje?”

Përgjigja nga vetë Biden si duket nuk ka marrë, por siç ka thënë presidentja në këtë intervistë, për këtë i ishte përgjigjur sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

“Po, në një takim me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në Washington. Qeveria amerikane e mbështet plotësisht integrimin euroatlantik të Kosovës.” – ka thënë ajo.

Ndëkohë, këtu ka ndërhyrë sërish gazetarja, duke i thënë se: “Kjo nuk mjafton, pasi katër anëtarë të NATO-s po e bllokojnë pranimin e Kosovës. Spanja, shembull, me frikën për një shkëputje të Katalonisë”.

Presidentja Osmani ndërkaq, tha se nuk e ka kuptuar asnjëherë këtë paralele.

“Kosova dhe Kataloni anuk mund të krahasohen aspak, në terme historike dhe ligjore. Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Përveç kësaj, pse Spanja do ta krahasonte vetën me një shtet si Serbia, që ëshë fajëtor për gjenocid?” – ka thënë ajo.

CVE - Confirmed

Lajme të ngjashme