“I dashur baci Rifat”: Presidenti i Shqipërisë e përshëndet përzermërsisht Rifat Jasharin - NACIONALE

“I dashur baci Rifat”: Presidenti i Shqipërisë e përshëndet përzermërsisht Rifat Jasharin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bajram Begaj, president i Shqipërisë, është prezent në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po shënohet 25-vjetori i Ditës së Çlirimit.

Në fjalën e tij, Begaj ka përmendur të gjithë kontribuesit për çlirimin e Kosovës, përfshirë Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin, Adem Jasharin, UÇK-në e ndihmën e Tiranës zyrtare.

Në hyrje të fjalën e tij, Begaj ka përshëndetur përzemërsisht Rifat Jasharin, kryefamiljarin e familjes legjendare Jashari.

“I dashur baci Rifat” – tha ai.

Në fund të fjalimit, Begaj theksoi se secila betejë e Kosovës është betejë e Shqipërisë dhe “çdo sukses i Kosovës është sukses i shqiptarisë”.

Lajme të ngjashme