Hyseni thotë se u krijua korridor për ikjen e terroristëve: Ata ecnin thuajse ishin në piknik - NACIONALE

Hyseni thotë se u krijua korridor për ikjen e terroristëve: Ata ecnin thuajse ishin në piknik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në Pressing të T7, ka thënë se ikja e terroristëve tregon se ka pasur një një marrëveshje për ta evituar gjakderdhjen në rastin e sulmit të 24 shtatorit në Basnjskë të Zveçanit.

Hyseni ka thënë se Policia e Kosovës ka snajperistë të shkolluar që do t’i eliminonte terroristët një nga një.

Ata ecnin thuajse ishin në piknik. Policia e Kosovës ka snajperistë të shkolluar që një nga një do t’i hiqte. Ajo pamje thotë që do të ketë qenë një pajtim i heshtur midis palëve të involvuarve, të gjithëve, jo vetëm Kosovës dhe Serbisë që të evitohet gjakderdhja e mëtejme”, ka thënë Hyseni.

Lajme të ngjashme