Hyrja me pasaportë të skaduar, Gjermania nis shqyrtimin e kërkesës së Sveçlës - NACIONALE

Hyrja me pasaportë të skaduar, Gjermania nis shqyrtimin e kërkesës së Sveçlës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada Gjermane ka njoftuar se është duke u shqyrtuar kërkesa e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovësm Xhalal Sveçla, për të lejuar udhëtimin e shtetasve kosovarë me pasaporta të skaduara.

Ambasada Gjermane në një përgjigjie për Paparacin kanë thënë se Qeveri Federale e ka pranuar kërkesën e përmendur me 6 janar 2023.

“Ambasada Gjermane konfirmon se Qeveria Federale e ka pranuar kërkesën e përmendur më 6 janar 2023. Kërkesa aktualisht është duke u shqyrtuar nga Ministria Federale e Brendshme”, ka thënë një nga zëdhënësit e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Ata tutje kanë thënë se kërkesa e bërë nga ministri Sveçla kufizohet në lejimin e rihyrjes në Gjermani për shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani me leje qëndrimi të vlefshme dhe foshnjat me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe ende nuk u është lëshuar pasaporta e Kosovës.

“Kërkesa e bërë nga ministri Sveçla kufizohet në lejimin e rihyrjes në Gjermani për shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani me leje qëndrimi të vlefshme dhe foshnjat me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe ende nuk u është lëshuar pasaporta e Kosovës”, ka thënë tutje ai.

Kujtojmë se aktualisht Kosova po përballet me mungesë të materialeve për prodhimin e disa dokumenteve që nga muaji tetor i vitit të kaluar, përfshirë këtu edhe materiale të pasaportave.

Lajme të ngjashme