Humolli: Kurti është bërë më servil me ndërkombëtarët sesa të tjerët
Fatmir Humolli, deputet i pavarur, ka folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka vlerësuar se Kurti është bërë më servil se të tjerët që ishin para tij.
“Albin Kurti është bërë më servil sesa pjesa tjetër që ka qenë, është bërë më servil në raport me faktorët ndërkombëtarë. Pse të diskutohet në Bruksel për dinarin? Albin Kurti e ka rritur kultin e individit, në vend se të ndërtojë një kult për sistem, e ka ndërtuar për individë”, u shpreh ai.
“E shoh klasën tonë politike, krejt Kuvendi i Kosovës bëjnë gara se cili t’i japë më shumë Serbisë edhe më shpejt, në vend se të bëhet garë që Serbia nuk ka mundësi më të marrë prej kombit tonë asgjë, këtu bëhet garë se kush t’i japë Asociacion, tokë kishave serbe që ato kisha janë të Kosovës, kush të ketë tolerime për faktorët proserbë që janë në Evropë dhe kjo gjendje është një politikë që Kosova nuk po vlerësohet siç duhet. Në vend se klasa jonë politike ta çmojë veten… po sillet me njëfarë servilizmi përballë faktorëve ndërkombëtarë”, vlerësoi Humolli.