Humbje bindëse e Gjukanoviqit, fiton Millatoviq në Mal të Zi - NACIONALE

Humbje bindëse e Gjukanoviqit, fiton Millatoviq në Mal të Zi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rezultatet preliminare në Mal të Zi kanë treguar se kandidati Jakov Milatoviq po prin bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Pikërisht për fituesin e këtyre zgjedhjeve, kryeministri Kurti të premten shfaqi shqetësimin e tij, duke thënë se Gjukanoviç rrezikon seriozisht të humbasë ndaj një politikani të ri që ka mbrojtur lidhjet më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë.

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 98 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 40 për qind, raporton Vijesti.

Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) publikoi projeksionin përfundimtar, sipas të cilit Milatoviç fitoi 58,9 për qind të votave, ndërsa Gjukanoviç 41,1 për qind.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se në raundin e dytë votuan 69,33 për qind e votuesve ose 375.853 persona. Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve ishte 71 për qind.

Çka thoshte Kurti?

Fitorës së Milatoviqit duket se nuk do t'i gëzohet aspak kryeministri Kurti, i cili ditë më parë kishte bërë disa deklarata shqetësuese për Jakov Milatoviqin në rast se do të fitonte zgjedhjet.

Kurti deklaronte nuk do të dëshironte të shihte Milatoviq duke fituar, dhe se ai besonte se nëse kandidati i ri do të triumfonte, kjo do të hapte rrugën për zhdukjen e kombit malazez.

“Në planin ndërkombëtar më së shumti më kanë shqetësuar zgjedhjet në Mal të Zi. Unë jam shumë i brengosur për ato zgjedhje,”tha z. Kurti në intervistë duke shtuar se uronte që kundërkandidati Jakov Millatoviq të humbiste. Kryeministri madje, nënkuptoise kishte shumë indikacione e bile edhe fakte se Milatoviq mund të ishte pro-serb e pro-rus.

“Nëse fiton kundërkandidati, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.

Çka dihet për Millatoviqin?

Jakov Millatoviq është një politikan i ri 36 vjeçar nga Podgorica që i ka hyrë politikës vetëm tri vjet më parë kur u bë ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në kabinetin e Zdravko Krivokapiqit, kryeministrit të përshkruar si pro-serb në Mal të Zi.

Politikani i ri malazez që do të bëhet president ka avokuar haptas për lidhje më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë.

“Mali i Zi dhe Serbia janë të lidhur nga historia e përbashkët, marrëdhëniet e mira e miqësia por edhe ekononomia... theksi duhte të jetë te përmirësimi i raporteve mes dy vendeve në të gjitha fushatat.”ishte shprehur mes tjerash z. Millatoviq.

Megjithatë, ai është mbështetës edhe i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në vitin 2006 ka votuar për pavarësinë në referendum.

Bashkë me Milojko Spajiqin, ai kishte themeluar partinë “Europe Now!” (Evropë Tash) dhe siç shkruan REL, ata kishin demonstruar një zotësi për “thjeshtësime populiste”.

Spajiq dhe Millatoviq kishin marrë popullaritet të madh për shkak të një skeme reformash që kishte dyfishuar pagën minimale prej 222 në 450 euro duke e rritur kësisoji edhe pagën mesatare nga 530 në 670 euro.

Dhe, ishte Spajiq e jo Millatoviq ai që fillimisht kishte planifikuar që të garonte kundër Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale. Por, kandidatura e tij e mori teposhtëzen shkaku se kishte jetuar gjatë në Serbi dhe shkaku i dyshimeve se kishte nënshteësi të dyfishtë.

Kësisoji, iu hap rruga Millatoviqit kështu duke marrur një mbështetje të madhe nga kundërshtarët Gjukanoviq.

Gjukanoviq duket se nuk do ta kaloj 40 për qind-ëshin, E Millatoviq do të marrë pjesën tjetër, duke shënuar fitore bindëse.

Lajme të ngjashme