Humbi kontrollin e automjetit e ra në humnerë, policia jep detaje për vdekjen e punëtorit
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë dhënë detaje më shumë në lidhje me vdekjen e një punëtori.
Sipas PK-së, viktima kishte humbur kontrollin e automjetit, duke rënë në humnerë.
“Ferizaj/11.07.2024-13:25. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar automjetin transportues ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në humnerë. Si pasojë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor” – thuhet në raportin e PK-së.