Hoxhaj: ShBA dhe BE s'e shohin Kurtin si një partner me të cilin mund të bashkëpunojnë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-emisarit amerikan, Richard Grenell, i cili ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër kryeministrit Albin Kurti.
Duke folur në emisionin Pressing në T7, Hoxhaj deklaroi se administrata amerikane nuk e konsideron Kurtin një partner të besueshëm për bashkëpunim.
Ai shtoi se një qëndrim i ngjashëm ekziston edhe në qarqet evropiane, duke përmendur faktin se sanksionet e vendosura ndaj Kosovës vazhdojnë të mbeten në fuqi.
“Ata nuk e shohin Kurtin si një partner me të cilin mund të bashkëpunojnë, por njëjtë e shohin edhe evropianët. Nëse nuk ka deklarata të tilla prej BE, sanksionet në fuqi të cilat nuk janë largu, tregojnë realisht që ne jemi një vend që është i izoluar, sanksionuar.” – tha Hoxhaj.