Hoxhaj: Politika e gabuar e Kurtit i bashkoi ShBA-në, Britaninë e Francën me Rusinë e Kinën - NACIONALE

Hoxhaj: Politika e gabuar e Kurtit i bashkoi ShBA-në, Britaninë e Francën me Rusinë e Kinën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka komentuar zhvillimet në Këshillin e Sigurimit të OBK-së, ku u përballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një shkrim në Facebook, Hoxhaj, që është deputet i PDK-së, ka shkruar se politika e gabuar e Kurtit i ka bërë bashkë ShBA-në, Britaninë e Francën me kundërshtarët e saj, Rusinë e Kinën.

“Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së fuqitë kryesore perëndimore si SHBA-ja, Britania dhe Franca, nuk pajtohen për asnjë temë ndërkombëtare me kundërshtarët e tyre lindorë, Rusinë dhe Kinën, por një politikë e brendshme dhe e jashtme e gabuar e Qeverisë Kurti ka bërë që të gjithë të pajtohen që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurimit e kërkuar nga Serbia, gjë që tregon se sa keq qëndron ndërkombëtarisht Republika e Kosovës si një vend pa drejtim dhe pa orientim” – ka shkruar deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Lajme të ngjashme