Hoxhaj: Plani franko-gjerman dhe të gjitha tjerat kanë vulën e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se si do që të sillet kryeministri Albin Kurti, Kosova do t’i ketë në tavolinë marrëveshjet.
Në T7 Hoxhaj është shprehur se plani franko-gjerman dhe të gjitha të tjerat e kanë vulën e Kurtit.
Ai tutje ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të Kurtit dhe fjalimin e tij në Kuvend që nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzektuve.
“Pavarësisht se si do të sillet Kurti, mendoj se Kosova do ti ketë në tavolinë. Janë obligime ndërkombëtare, janë zotime që Kosova i ka marrë përsipër. Janë neni 7 aty. Propozimi franko-gjerman dhe të tjerat kanë vulën e Kurtit. E shoh deklaratën e tij të mbrëmshme serioze, në kuptimin se ai është kryeministër. E shoh edhe fjalimin e tij në Kuvend si serioz. Por cilat janë obligimet që Kosova i merr përsipër. Pasojat e brendshme juridike. E shoh nenin e 7-të, vetëm bazën e parë se si do të duket. Nuk dua të përdori paralele.” – ka thënë Hoxhaj.
