Hoxhaj: Përpjekja për afrimin e PDK-së me LVV-në është e kotë
Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, ka komentuar tendencën për përafrimin në mes të PDK-së dhe VV-së, kryetarit e dy partive darkuan së bashkua një muaj më parë në një restorant në Prishtinë.
Në një intervistë për RTV 21, Hoxhaj e ka cilësuar këtë përpjekje si një përpjekje të kotë.
“Do të ishte e kotë një përpjekje dhe një afrim i Partisë Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje e sheh politikën, e sheh shtetin e sheh shoqërinë e sheh kulturën i sheh mediat, kemi dallime marramendëse të mëdha” – tha Hoxhaj, për RTV21.