Hoxhaj merr mbështetje në Malishevë: Së bashku do të sjellim ndryshimin
Kandidati për deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar vizitë në Malishevë, ku është pritur nga mbështetës të shumtë.
Ai ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen e madhe, duke u zotuar se PDK do të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë.
“Faleminderit Malishevë për mikpritjen dhe mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Së bashku do ta bëjmë ndryshimin,” tha ai, duke nënvizuar se PDK mbetet partia më e fuqishme dhe më e përgatitur për të udhëhequr Kosovën drejt një të ardhme më të mirë.
(Pjesë speciale e marketingut)