Hoxhaj i PDK-së: Katër javë më herët e kam ditur datën e Pavarësisë
Kosova të premtën festoi 15-vjetorin e shtetësisë së saj.
E në këtë ditë, ka folur deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj.
Ai i ftuar në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 është shprehur se katër javë më herët e dinte se 17 shkurti do të jetë data e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Katër javë më herët e kam ditë datën saktë kur do të shpallet. Në mes të dhjetorit e kam ditë që do të jetë janari ose shkurti. Në atë kohë e pamë që ndërkombëtarët e krijuan mundësinë që ne të marrim vendime të pavarura. Ka qenë mesi i janarit, kur e kemi ditë datën, një grup i njerëzve, që realisht nuk është fol”, tha Hoxhaj,.