Hoxhaj i PDK-së kërkon që BE-ja t’i vendosë menjëherë sanksione Serbisë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i vendosë menjëherë sanksione Serbisë.
Përmes një shkrimi në Twitter, ai e ka bërë këtë kërkesë pas informacioneve se Serbia ka grumbulluar ushtrinë pranë kufirit me Kosovën.
“Pas aktit të fundit të agresionit kundër #Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me #Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë. Nëse #BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë.” – ka shkruar ai.
Following the recent act of aggression against #Kosovo & killing of a Kosovo policeman by terrorists linked to #Serbia, Serbia has been amassing military forces near our border. If the #EU wishes to remain credibile, it has to impose sanctions against Serbia now immediately.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) September 30, 2023