Hoxhaj: Edhe këtë 28 Nëntor po përballemi me të njëjtën padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së.
Ish-deputeti i Enver Hoxhaj ka kritikuar Gjykatën Speciale, e cila sot ka caktuar seancë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka vlerësuar se edhe këtë 28 Nëntor shqiptarët po përballen me të njëjtën padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se mbajtja e seancës në këtë ditë tregon mungesë respekti për historinë dhe sakrificën e shqiptarëve.
“Edhe këtë 28 Nëntor po përballemi me të njëjtën padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Mbajtja e seancës sot, në ditën më të shenjtë të shqiptarëve, tregon mungesë respekti për historinë dhe sakrificën tonë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Hashimi, Kadriu, Rexhepi e Jakupi, janë udhëheqës të lirisë. Kosova e di të vërtetën e tyre. Derisa ata të kthehen të lirë, festa mbetet e paplotë”, ka shkruar ai.