Hoxhaj e vlerëson politikën dhe popullin italian: Gjithnjë të afërt me popullin shqiptar
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar sot kryetarin e Komisionit të Partë të Këshillit të Venetos, Luciono Sandona.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se e ka falënderuar për mbështetjen e tij ndaj Kosovës.
Tutje, Hoxhaj vlerësoi se politika e populli Italian ka dëshmuar gjithnjë se janë të afërt me popullin shqiptar.
“Kryetarin Sandonà e falenderova për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës. Politika italiane dhe populli italian gjithnjë kanë dëshmuar se janë të afërt me popullin shqiptar”- shkroi Hoxhaj.