Hoxha: VV tash e sa herë abuzon me hapësirat e Universitetit të Prishtinës - NACIONALE

Hoxha: VV tash e sa herë abuzon me hapësirat e Universitetit të Prishtinës

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka dënuar ashpër shfrytëzimin e hapësirave të Universitetit të Prishtinës për qëllime partiake nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetvendosje tash e sa herë abuzon me hapësirat e Universitetit të Prishtinës.

Sot mbledhjen e Këshillit Drejtues e mbajtën aty. Kohë më parë brenda UP-së i kanë mbajtur zgjedhjet e brendëshme të pikës së Prishtinës, takimin e forumin e të gruas së LVV-së e kështu me rradhë.

Por sigurisht këtë e ka bërë me leje nga vet akterët brenda UP-së - rektorë a dekan.”

Lajme të ngjashme