Hoxha Osman Musliu i reagon Listës Serbe: Nuk po e dini kur është boll
Hoxha i njohur Osman Musliu, ka reaguar pas deklaratës së listës Serbe, në të cilën u tha se, “nëse Kurti tenton me dhunë heqjen e barikadave, e pret përgjigja e merituar e popullit serb”.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu tha se shetitja “në prona të veta” nuk është provokim.
“Çfarë provokimi me shetitë njeri nëpër prona të veta more”, ka shkruar Musliu.
Tutje, imami thotë se, pasi që Lista Serbe po merret më të mirë nga ndërkombëtaret dhe vendorët, nuk po e dinë se kur është mjaft.
“Po shumë ju morën me të mirë ndërkombëtarë e vendorë, e s’po doni me ditë kur është boll bre”, ka vazhduar me tutje ai.