Hoxha i pasigurt nëse do ta votojë një qeveri të re të Kurtit: E kam në pikëpyetje, shkaku përvoja e katër viteve - NACIONALE

Hoxha i pasigurt nëse do ta votojë një qeveri të re të Kurtit: E kam në pikëpyetje, shkaku përvoja e katër viteve

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Adem Hoxha, deputet nga radhët e komunitetit goran dhe tradicionalisht pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, ka “dilema” nëse do ta mbështesë me votë formimin e një qeverie të re të Albin Kurtit – me të cilin u takua para një jave.

“E kam vendosur në pikëpyetje”, i tha Hoxha medias Radio Evropa e Lirë, kjo sipas tij, për arsye të “përvojës që kemi pasur me Kurtin në katër vitet e kaluara”.

Hoxha mohoi të jetë shantazhuar dhe kërcënuar nga Beogradi, konstatim ky që u dha për “disa deputetë” nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

Nuk më ka thirrur askush nga Serbia, nuk kam marrë asnjë kërcënim, shantazh apo sugjerim”, nënvizoi Hoxha për REL-in.

Lajme të ngjashme