Hoxha: Besnik Boletini e dha provimin e vet - NACIONALE

Hoxha: Besnik Boletini e dha provimin e vet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KCSF-së, Taulant Hoxha, thotë se me dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletin e dha provimin e vet.

Besnik Boletinin nuk e njoh personalisht. Edhe pa e njoftë, e kam respektu vetëm për një gjë – ka marr përgjegjësi me e udhëheq Bordin e RTK-së në një periudhë kur RTK-ja ka kalu dhe po kalon dy procese jashtëzakonisht të ndjeshme paralelisht. I pari, për rikthimin e një minimumi të standardit të menaxhimit të mirë, pas dekadash shfrytëzimi të buxhetit publik për kontrata e punësime jashtëzakonisht të dyshimta. E dyta, çlirimin nga ndikimi në politika redaktoriale prej pushtetit të kaluar, e menaxhimi i tentimit për zëvendësim të këtij ndikimi nga pushteti aktual.

Sa lehtë është me e kritiku nga jashtë, e sa vështirë e njëkohësisht sa përgjegjësi është me u ballafaqu nga brenda, me te dyjat.

Nuk e kam idenë për procesin e parë. Mund të jetë shenjë e mirë që ka kohë që nuk kam dëgju për ndonjë kontratë skandaloze nga RTK, nuk e di

Për procesin e dytë, me dorëheqjen e sotme, Besniku e ka dhanë provimin e vet. Ani që nuk ka arritë me e ndalu tentimin për ndikim nga pushteti aktual, sepse kjo nuk arrihet i vetëm ose me pak përkrahje. Por fillimisht duke mos u dorëzu për një kohë të gjatë e duke u përpjekë maksimalisht që ta trajtojë nga brenda, e kur një gjë e tillë qartazi bëhet e pamundshme, duke e ekspozu atë publikisht.

Më shumë nuk ka çka të kërkohet nga një person të cilit i besohet një pozitë e tillë e rëndësishme për publikun”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme