Hovenier uron: Kosovarët e kanë vendosur në Kushtetutë vendosmërinë për një vend demokratik - NACIONALE

Hovenier uron: Kosovarët e kanë vendosur në Kushtetutë vendosmërinë për një vend demokratik

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës.

“Gëzuar Dita e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë vendosur në kushtetutën e tyre vendosmërinë për “të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend të lirë, demokratik dhe dashamirës të paqes, që do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve të saj…”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori ka thënë se janë krenar për mbështetjen që i japin Kosovës dhe popullit të saj.

“Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë ndërsa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Lajme të ngjashme