Hovenier takon Maqedoncin: ShBA në mbështetje të tranzicionit 10 vjeçar të FSK - NACIONALE

Hovenier takon Maqedoncin: ShBA në mbështetje të tranzicionit 10 vjeçar të FSK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas takimit me Komanadntin e KFOR-it, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ku ky i fundit dha mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tranzicionin dhjetë-vjeçar të FSK-së në ushtri, periudhë kjo e paraparë deri në vitin 2028.

Hovenier e quajti “kënaqësi” takimin me Maqedoncin derisa shtoi se mezi pret të vijojë bashkëpunimin dhe partneritetin.

“Kënaqësi të takoj Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin këtë pasdite. Pres që vazhdoj bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe partneritetin, në veçanti në mbështetje të tranzicionit 10 vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë multi-etnike që ndërvepron me NATO-n për mbrojtje territoriale”, ka shkruar Hovenier.

Lajme të ngjashme