Hovenier e takon Bogujevcin pas fjalimit frymëzues, e përgëzon për guximin - NACIONALE

Hovenier e takon Bogujevcin pas fjalimit frymëzues, e përgëzon për guximin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Duke njoftuar takimin e tyre në Twitter, Hovenier e ka përgëzuar Bogujevcin për lidershipin dhe guximin e saj.

”Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me miken time, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. E përgëzova për lidershipin e guximin e saj dhe vlerësova perspektivat e saj domëthenëse për çështje kyçe,”- ka shkruar ambasadori amerikan.

Kujtojmë se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci është përballur me reagime të shumta fyese e seksiste, pas një debati në Parlamentin e Kosovës me 9 mars, ku u diskutua për të drejtat e grave për të lindur fëmijë përmes asistencës mjekësore.

Lajme të ngjashme