Hovenier shpërdan tweetin e Chollet: Mbështesim hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ndërsa ka shpërndarë tweet-in e Chollet, e ka rikonfirmuar edhe njëherë se ShBA-të mbështesin plotësisht hapat e ardhshëm të propozimit të Bashkimit Evropian.
“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare,” – shkroi ai në Twitter.
We will fully support the next steps on the EU proposal. This progress is significant for Kosovo as we support its full integration into Euro-Atlantic and international structures. https://t.co/JoknfjZJBF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 10, 2023
Kujtojmë që këshilltari Special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe po ashtu ka shkruar lidhur me vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
"Biseduam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të konsiderueshme për të dyja vendet," – është shprehur ai.