Hovenier për propozimin e Ramës për Asociacionin: Serioz dhe i menduar mirë - NACIONALE

Hovenier për propozimin e Ramës për Asociacionin: Serioz dhe i menduar mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, është intervistuar nga gazetari Adriatik Kelmendi. Në intervistën për emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Hovenier ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe marrëdhënien e trazuar të Qeverisë Kurtit me aleatët perëndimor, përfshirë ShBA-në.

Në këtë intervistë, ambasadori amerikan ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit që e dorëzoi kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Hovenierit, draft-statuti i Ramës është serioz dhe i menduar mirë.

“Po, gjëja e parë që do ta thosha është se kam pasur mundësi ta lexoj, por jo në detaje, propozimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që Rama e ka prezantuar, është serioz, është i menduar mirë, por ka shumë ide dhe shumë mënyra se si mund të bëhet. Është një propozim i bërë nga Friedrich Ebert Foundation, që ishte gjithashtu serioz dhe i realizuar me kujdes. Pra ajo që do të thosha është se nuk kemi mungesë të ideve të mira se si mund të bëhet kjo”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme