Hovenier për letrën e tetë senatorëve: Duhet të jetë shkak për shqetësim për të gjithë ne
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, është deklaruar rreth letrës së tetë senatorëve, republikanë e demokratë, të cilët i dërguan presidentit amerikan Joe Biden, ku mes të tjerash kritikohej Kosova për qasjen e saj.
Në lidhje me këtë letër, Hovenier deklaroi se do të duhej të ishte shkak për shqetësim për të gjithë.
“Letra do të duhej të jetë shkak për shqetësim për të gjithë ne dhe mendoj se i pasqyron jo vetëm pikëpamjet e senatorëve, por edhe të një numri të zyrtarëve amerikanë, përfshirë edhe brenda administratës së Biden-it. Jemi të shqetësuar. Jemi partneri më i ngushtë i Kosovës dhe përkushtimi i popullit amerikan ndaj vetë Kosovës dhe popullit të Kosovës mbetet po aq i qëndrueshëm si gjithmonë”. – tha ai në Klan Kosova, transmeton Nacionale.
“Por, kemi – dhe jo vetëm SHBA-ja – por, i kemi kërkuar qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë disa veprime specifike për të ndihmuar në zbutjen e situatës në veri për të ndihmuar që të ecim përpara për të mirën e Kosovës dhe stabilitetit rajonal. Dhe jemi të shqetësuar që Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur pozitivisht ndaj këtyre kërkesave.” – shtoi ai.
