Hovenier për kushtet e Kurtit: ShBA-ja pret që palët t'i përmbushin obligimet pa parakushte
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin që Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e tyre të dialogut urgjentisht dhe pa parakushte, pas pyetjes për kushtet e vendosura nga Kurti gjatë takimeve në Bruksel.
“ShBA vazhdimisht ka këshilluar që Kosova të angazhohet në dialog në mënyra që janë konstruktive, aktive, që këtë çështje e merr paksa me urgjencë dhe që e çon procesin para. Që të tregoni vullnetin politik për të kontribuar në mënyrë që ndihmon.
Unë do të thoja që çfarëdo seti kushtesh të vendosura që pengojnë bisedimet ballë për ballë mbase nuk i plotësojnë ato kushte (që këshillon ShBA-ja). Dhe shpresa jonë është që dy liderët të gjejnë vullnetin politik për të gjetur situata që janë fitore për të dyja palët. Do të jem qartë që ShBA disa herë ka thënë që presim nga Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e dialogut me urgjencë, pa parakushte dhe pa i lidhur me çështje tjera të jashtme. Këtë presim.” – tha ai në "Rubikon".