Hovenier: Pati sulm nga një grup i mirëorganizuar, profesional e i stërvitur
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dalur para gazetarëve menjëherë pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani.
Hovenier është shprehur se sumi ndaj Policisë së Kosovës, u bë nga njerëz të përgatitur, trajnuar e profesionist.
Sipas tij nuk bëhet fjalë për revoltë qytetare.
“Është sulm shumë serioz. Institucionet e sigurisë së SHBA-së po punojnë bashkë me të Kosovës dhe të tjerët për t’i sqaruar gjithçka që ka ndodhur dhe motivet. E dimë që pati sulm, nga një grup i mirëorganizuar, i stërvitur, profesional dhe që pati shumë pajisje ushtarake. E dimë se sulmuesit vranë një polic të Kosovës”, ka thënë Hovenieri