Hovenier: Me Presidenten diskutuam për përkushtimin e palëkundur të ShBA-ve për integrimin e Kosovës dhe dialogun
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier, ka shoqëruar Shefen e USAID-it Samanta Power, në takim me Presidenten e vendit Vjosa Osmani.
Ambasadori, përmes një shkrimi në tëitter, ka njoftuar se me Presidenten Osmani e me zyrtarën Power, kanë diskutuar për përkrahjen e ShBA-ve e përkushtimin e palëkundur të shtetit më të fuqishëm në botë në përkrahje të integrimit euro-atlantik të Kosovës, e për dialogun me Serbinë që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
E plotë:
“Sot iu bashkova Samanta Poëer në takim me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane për mbështetjen e Kosovës në integrimin euro-atlantik dhe përkrahjen për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Hovenier.”