Hovenier kërkon themelimin e Asociacionit: Të mos jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës - NACIONALE

Hovenier kërkon themelimin e Asociacionit: Të mos jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot e ka mbajtur një diskutim me disa gazetarë kosovarë, ku ka folur për shumë tema, përfshirë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ambasadori Hovenier ka deklaruar se duhet të ecet para drejt themelimit të Asociacionit.

“Kështu që i kërkojmë që të avancojë negociatat dhe konkluzat e negociatave për të themeluar Asociacionin. Dhe kemi qenë të qartë se si e shohim Asocaicionin. Që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe që nuk është një nivel shtesë I Qeverisjes. Ne kemi qenë shumë të qartë. Jam shumë rehat për t’ia bërë këto kërkesa Qeverisë së Kosovës. Mendoj që është politikë e mirë dhe legjitime të shoh këto gjëra teksa avancojnë.” – deklaroi Hovenier.

Lajme të ngjashme