Hovenier e përsërit: Kryetarët në veri të luajnë vetëm rol teknik e jo politik - NACIONALE

Hovenier e përsërit: Kryetarët në veri të luajnë vetëm rol teknik e jo politik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca për betimin e kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut është caktuar për nesër. Pra nesër me fillim nga ora 11, Erden Atiq, kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut nga radhët e VV-së, do të betohet në një seancë solemne në Asamblenë komunale të këtij qyteti.

Një ditë para kësaj seance, ka folur Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë. Në fakt, ai e ka përsëritur sërish se ShBA-ja pret që kryetarët e zgjedhur në veri të luajnë teknik dhe jo politik.

“Ne presim që kryetarët të luajnë një rol teknik dhe jo politik dhe të marrin veprime që nuk shihen si eskalim i situatës, ne presim mbështetjen e Qeverisë në këtë drejtim. Ne nuk mendojmë që është ide e mirë për shembull që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë të qasshme në këtë kohë”, ka thënë Hovenier gjatë ditës.

Kujtojmë që zgjedhjet e 23 prillit ishin bojkotuar nga Lista Serbe, ndërsa dalja në zgjedhje ishte shumë e ulët.

Lajme të ngjashme