Hoti thotë se VV-ja e GUXO-ja e kanë futur Kosovën në batak: Duhet qeveri e re, me vizion të qartë - NACIONALE

Hoti thotë se VV-ja e GUXO-ja e kanë futur Kosovën në batak: Duhet qeveri e re, me vizion të qartë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka shkruar në lidhje me takimin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel.

Sipas Hotit, epilogu i takimit të djeshëm mes Kosovës dhe Serbisë ishte zero.

Hoti ka pasur kritika të ashpra ndaj pushtetit, duke theksuar se VV-ja dhe GUXO e kanë futur Kosovën në batak.

“Kosovës i duhet një qeveri me energji të reja, përvojë e vizion të qartë, për të rikonfirmuar aleancat dhe nxjerrë vendin nga bataku ku e kanë futur LVV-Guxo në këto katër vite” – ka shkruar Hoti, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme