Hoti: Të papranueshme sulmet e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

Hoti: Të papranueshme sulmet e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se Gjykata Kushtetuese foli qartë, ndërkaq sulmet e VV-së ndaj Kushtetueses, janë të papranueshme.

Gjykata Kushtetuese foli qartë.

Votimi duhet të jetë i hapur, sepse kështu funksionon demokracia.

E drejta për propozim është e kufizuar dhe nuk mund të kthehet në farsë, siç u bë për 50 seanca rresht.

Sulmet e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme.

Vendimet e saj duhen respektuar, ashtu si i kemi respektuar edhe kur nuk na kanë favorizuar.

Shumica vendos. Ky është parim themelor demokratik dhe askush nuk mund ta mohojë”, shkruan Hoti.

Lajme të ngjashme