Hoti: Sot varroset dëshmori Xheladin Kabashi, eshtrat e të cilit u identifikuan më 15 janar - NACIONALE

Hoti: Sot varroset dëshmori Xheladin Kabashi, eshtrat e të cilit u identifikuan më 15 janar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka thënë se sot mbahet ceremonia rivarrimit të eshtrave të Xheladin Kabashit.

Eshtrat e të cilit u konfirmuan më 15 janar në Prekaz.

Reagimi i tij:

Përjetësisht Lavdi për Xheladin Kabashin dhe të gjithë dëshmorët që ranë për lirinë tonë!

Më 15 janar 2025, familja e Xheladin Kabashit është njoftuar për identifikimin e tij, i cili ishtë në listen e Personave të Zhdukur që nga Lufta në Kosovë.

Familjes së Xheladin Kabashi, tashmë njëri nga dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po i trazohen, dhe njëkohësisht lehtësohen dhimbjet, pasi që ankthi i pritjes u mbyll.

Në Nëntor 2023, Komisioni bashkë me Policinë e Kosovës dhe IML, ka zhvilluar gërmimet në lokacionin Prekaz, duke u bazuar në hulumtimet dhe raportet analitike. Me ç'rast janë gjetur trupat e 6 individëve.

Eshtrat e Xheladin Kabashit, të zhvarrosura nga lokacioni në Prekaz, u konfirmuan përmes procesit të identifikimit ADN. Ky është rasti i 5-të i identifikuar nga ky lokacion.

Ceremonia e rivarrimit të Xheladin Kabashit mbahet sot, në Varrezat e Dëshmorëve në Polac.

Përjetësisht Lavdi për Xheladin Kabashin dhe të gjithë dëshmorët që ranë për lirinë tonë!

Lajme të ngjashme