Hoti: Shqiptarët duhet të ndihen krenar për mbrojtjen e hebrenjve - NACIONALE

Hoti: Shqiptarët duhet të ndihen krenar për mbrojtjen e hebrenjve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit.

Ai ka deklaruar populli shqiptar duhet të ndihet krenar me historinë e vetë në mbrojtje të hebrenjve.

Hoti është shprehur i lumtur që sot Republika e Kosovës ka marrëdhënie të shkëlqyera me shtetin e Izraelit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se çdo ditë po thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

Populli shqiptar duhet të ndihet krenar me historinë e vetë në mbrojtje të hebrenjve. Dokumentet tregojnë se numri i hebrenjve në Shqipëri në fund të Luftës së Dytë Botërore ka qenë më i madh se në fillim të luftës. Janë rreth 3000 hebrenj që janë shpëtuar gjatë luftës. Ky gjest ka qenë një veprim i natyrshëm i popullit shqiptar. Në këtë histori të jashtëzakonshme të shpëtimit të hebrenjve në trojet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore del në pah dimensioni human i koncepti të ‘Besës’ tek shqiptarët, si dhe i thënies se ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme