Hoti reagon ashpër: Tendenca për përdorimin e RTK-së kundër mediave kritike, duhet të marrë përgjigje - NACIONALE

Hoti reagon ashpër: Tendenca për përdorimin e RTK-së kundër mediave kritike, duhet të marrë përgjigje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në RTK, dhe raportimit të rrejshëm kundër Nacionales e Periskopit.

Hoti ka thënë se zhvillimet janë tepër shqetësuese, si dhe përdorimi i RTK-së kundër mediave kritike, duhet të marrë përgjigje.

Deputeti i LDK-së ka kërkuar nga Opozita që me veprime ligjore, ta ndërprejë udhëheqjen e mediumit nga komisarët e Kurtit.

Postimi:

Zhvillimet në mediumin e vetëm publik të Republikës së Kosovës, RTK, janë tepër shqetësuese.

Tendenca për përdorim të këtij mediumi publik kundër gazetarisë kritike duhet të marrë përgjigje sipas kushtetutës dhe ligjit.

Është e qartë se Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së nuk kanë as fuqi dhe as vullnet për tu marrë me situatën e krijuar.

Është obligim shtetëror i Kuvendit të Kosovës të ndërpresë degradimin e mediumit publik.

Është obligim shtetëror i opozitës në veçanti të ndërmarrë veprimet kushtetuese e ligjore, në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, për të ndërprerë udhëheqjen e mediumit publik nga ‘komisarët politik të Kurtit’ përmes kukullave të tyre të vendosura në Bordin dhe menaxhmentin e RTK-së.

Komisionet përkatëse Parlamentare janë vonuar që të ftojnë për raportim Bordin bashkë me menaxhmentin e RTK-së dhe Drejtorin e AKI-së, si hap i parë në veprimet që duhet të ndërmerren.

Lajme të ngjashme