Hoti: Qeveritarët të tregojnë se çka e shtyri SHBA-në të thotë se s`është koha për njohje nga Serbia
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj qëndrimit të ambasadorit amerikan në Prishtinë, i cili ka thënë se momentalisht njohja e Kosovës nga Serbia nuk është e mundur.
Për këtë qëndrim të SHBA-së, ai ka fajësuar Qeverinë e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facabook”, ai ka shkruar se qeveritarët duhet t'i tregojnë popullit se çka e ka shtyrë ambasadorin amerikan të thotë nuk është koha për njohje nga Serbia.
“Qeveritarët duhet t'i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!”, ka shkruar Hoti.