Hoti pretendon që Deklarata e miratuar i cilëson të zhdukurit si “të zhdukur me dhunë”
Andin Hoti nga Komisioni i Qeverisë së Kosovës për personat e pagjetur ka reaguar pas dakordimit të sotëm mes Kurtit e Vuçiqit për Deklaratën e Personave të Pagjetur.
Hoti vazhdon të pretendojë që Deklarata në djalë cilëson të zhdukurit si “të zhdukur me dhunë” përkundër që në deklaratë nuk ndodhet termi “të zhdukur me dhunë” (ang. enforced disappeared). Në vend të këtij termi është përdorur ai “të zhdukur me forcë” (ang. forcibly disappeared).
Megjithatë, z. Hoti duket se pretendon që edhe ky term është pjesë e konventave ndërkombëtare.
Anëtari i PDK-së ka sulmuar edhe disa media që sipas tij kanë bërë raportime tendencioze dhe fyese, e madje edhe e kanë cituar zyrtarin serb Petar Petkoviq që kishte pretendime tjera.
“Besoj që sot ndihen të turpëruar, jo para meje, por para të gjithë atyre familjarëve të personave të zhdukur, që i kanë trazuar pamëshirshëm për interesa të ngushta, e besa edhe për të mbajtur çuditërisht anën e Serbisë (duke i cituar fjalët e Petkoviç).” – u shpreh z. Hoti.
Por, se Serbia ka arritur ta shmangë termin “të zhdukur me dhunë” (ang. enforced disappearence) e ka thënë edhe pas miratimit të deklaratës presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Postimi i plotë: