Hoti: Postimi i fundit i kryeministrit është “hedhje hi syve” për qytetarët - NACIONALE

Hoti: Postimi i fundit i kryeministrit është “hedhje hi syve” për qytetarët

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili sot ka kritikuar paraardhësit e tij për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

Ai ka vlerësuar se postimi i kryeministrit në lidhje me marrëveshjet e kaluar është “hedhje hi syve” për qytetarët.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se marrëveshja e vitit 2015 është bërë në harmoni me aleatët.

“Postimi i fundit i kryeministrit lidhur me marrëveshjet e kaluara është “hedhje hi syve” për qytetarët. Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit. Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët”, ka shkruar Hoti.

Ajo ka vlerësuar se qasje e kryeministri e ka sjell procesin në atë pikë ku më nuk flitet për marrëveshje finale e njohje reciproke.

“Moskoordinimi dhe përplasja me aleatët e ka sjellur Kosovën në situatën ku nuk flitet më për marrëveshje finale me njohje reciproke, që ishte duke u negocuar nga qeveria paraprake. Fatkeqësisht, tani flitet për zbatim të asociacionit që tanimë ka marr premisa të një autonomie. Mashtrimet se: nuk ka dialog pa kërkim falje dhe kthimin e të pagjeturve, ka kushte për zbatim të asociacionin dhe e mashtrime të tjera kanë dalë sheshit”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme