Hoti: Përherë mirënjohje për të gjithë ata që nuk u dorëzuan dhe e ëndërruan Kosovën e lirë
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Çlirimit.
Ai ka vlerësuar se Kosova është çliruar fal sakrificës së dëshmorëve, martireve dhe ndihmës se aleatëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që nuk u dorëzuan dhe e ëndërruan Kosovën e lirë.
“12 Qershori - Dita e Çlirimit të Kosovës. Sot, bëhen 25 vite nga çlirimi i Kosovës kjo ndodhi fal sakrificës së dëshmorëve, martirëve e të rënëve për liri, intelektualëve, patriotëve dhe ndihmës së miqve tanë ndërkombëtar. Jemi përherë mirënjohës për të gjithë ata që nuk u dorëzuan dhe e ëndërruan Kosovën e lirë. Zoti e bekoftë popullin tonë! Zoti i bekoftë miqtë tanë! 🇺🇸🇪🇺🇬🇧 Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Hoti.