Hoti për videon e Kurtit: Kjo qenka arsyeja pse s’po jep leje për Kryeprokurorin, kot e kanë - NACIONALE

Hoti për videon e Kurtit: Kjo qenka arsyeja pse s’po jep leje për Kryeprokurorin, kot e kanë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me videon e djeshme të kryeministrit Kurti ku ky i fundit sulmoi gjyqtarët, prokurorët e mediat.

Hoti ka thënë se kjo qenka arsyeja pse Kurti s’po e dekreton Kryeprokurorin e ri.

Postimi;

Një kryeministër normal, kur përballet me situatë si ajo që ndodhi dje, kërkon nga drejtësia hetim të plotë e të shpejtë, si dhe e vendos veten dhe vartësit e tij në dispozicion të drejtësisë.

Dyshimet rriten edhe për faktin se ky nuk i përgënjeshtron ato për të cilat ndodhën arrestimet, e ku përmendet edhe emri i tij, por i shanë mediat, opozitën dhe organet e drejtësisë.

Duket se kjo paska qenë arsyeja e insistimit të tij me çdo kusht, edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias, që përmes ligjit ta kontrolloj Këshillin Prokurorial. Kjo paska qenë arsyeja pse ky nuk po i jep leje asaj ta dekretoj kryeprokurorin e ri.

Kot e kanë.

Lajme të ngjashme