Hoti për mbajtjen e tri seancave të Kuvendit: Është tallje me temat që diskutohen - NACIONALE

Hoti për mbajtjen e tri seancave të Kuvendit: Është tallje me temat që diskutohen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se mbajtja e tri seancave në Kuvendin e Kosovës njëra pas tjetrës, është tallje ndaj temave dhe ndaj atyre që prekën nga këto tema.

Hoti ka thënë se me këtë qasje mazhoranca po tregon që nuk dëshiron konsensus me opozitën për temat me rëndësi nacionale.

Sa u përket deputetëve të mazhorancës, ata janë aty vetëm për të ngritur dorën kur u kërkohet, pa u marrë me përmbajtjen e asaj që votojnë.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Agjenda e sotme e Kuvendit, me tri seanca njëra pas tjetrës, është tallje me temat që diskutohen dhe me ata që preken nga këto tema. Ora 10:00: Ligji për pagat dhe ligji për zyrtarët publik, që prekin jetën e 85 mijë zyrtarëve dhe familjeve të tyre. Ora 12:00: “Strategjia e energjisë 2022-2031”, tema më e rëndësishme e dekadës për secilin shtet, për qytetarët dhe për bizneset. Ora 13:00: Seancë e re me një marrëveshje ndërkombëtare për kredi, shtatë projektligje, debati për raportin e Komisionit Evropian dhe një raport për një agjenci.

Për më tepër, janë edhe pesë apo gjashtë seanca të hapura që nga fillimi i sesionit vjeshtor të Kuvendit. Kjo është joserioze. Me këtë qasje kjo mazhorancë tregon se nuk do konsensus me opozitën për temat e rëndësisë nacionale. As debatin e opozitës nuk duan ta lejojnë. Sa u përket deputetëve të mazhorancës, ata janë aty vetëm për të ngritur dorën kur u kërkohet, pa u marrë me përmbajtjen e asaj që votojnë.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndërkohë për sot janë paralajmëruar mbajtja e tri seancave, dy seanca plenare dhe një e jashtëzakonshme e cila në rend të ditës ka “Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.”

Në rend të ditës në seancën e parë plenare janë: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik, 2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Lajme të ngjashme