Hoti për Kurtin: Një i humbur në Davos, ja pesë të vërteta rreth ekonomisë - NACIONALE

Hoti për Kurtin: Një i humbur në Davos, ja pesë të vërteta rreth ekonomisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ia numëron pesë të vërteta kryeministrit Albin Kurti, që e quan ‘një i humbur në Davos’.

Shkrimi i Hotit:

“Një i humbur në Davos”.

Për 4 vite, kryeministri në largim e ka paraqitur Kosovën si vatër të mundshme konflikti e lufte.

Ekonomia, zhvillimi e investimet kanë qenë në plan të dytë. Në plan të parë për të ka qenë nxitja e frikës e urrejtjes tek qytetarët e Kosovës për armikun e jashtëm, ofendimet përçmuese ndaj opozitës, si dhe sulmet e ulëta ndaj bizneseve të caktuara.

Pak ditë para zgjedhjeve, shkon në Davos e kërkon investime të huaja, duke shtrembëruar edhe të dhënat për zhvillimin ekonomik.

E vërteta është se për katër vite është abuzuar me 12 miliardë euro, duke mos kryer asnjë projekt madhor.

E vërteta është se janë krijuar skema të ndryshme sociale pa e kompletuar bazën ligjore, duke i lënë ato skema në vullnetin e vendimeve të qeverisë e ministrave.

E vërteta është se është abuzuar me rezervat shtetërore, me importin e energjisë e me shumë çështje tjera.

E vërteta është se kriza energjetike është thelluar, është anuluar projekti i gazit dhe Kosova ka importuar afër 600 milionë euro energji në këto katër vite.

E vërteta është se deficiti tregtar është thelluar edhe për 2 miliardë euro më shumë se para katër vitesh.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme