Hoti pas rritjes së Tatimit në Pronë: Qytetarët është dashur që të informohen më herët - NACIONALE

Hoti pas rritjes së Tatimit në Pronë: Qytetarët është dashur që të informohen më herët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave Hekuran Murati po raporton në Komisionin për Buxhet sa i përket çështjes së rritjes së faturave të Tatimit në Pronë.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti u shpreh se qytetarët është dashur që të informohen më herët për këtë ngritje.

“Shqetësim që një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë dyfish faturën e tatimit ne pronë. Ajo çka më shqetëson mua është mënyra se si jeni duke menaxhuar këtë proces. Fakti që njerëzit u informuan para tre ditësh dhe gjithashtu në buxhet nuk është fare e reflektuar hyrja e të rriturave të komunave.

Ti se ke pas idenë qe në janar kanë me ju dyfishu faturat. Është dashur tre muaj më herët të ketë fushatë vetëdijësuese. Ata e kanë kuptuar me 23 janar që do të ju rritet fatura. Për këtë arsye jemi duke drejtuar gishtin kah ju, për menaxhim të situatës”, ka thënë Hoti.

Lajme të ngjashme