Hoti: Njohja nga Izraeli ka hapur dyer të reja bashkëpunimi - NACIONALE

Hoti: Njohja nga Izraeli ka hapur dyer të reja bashkëpunimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka vlerësuar se njohja e pavarësisë nga Izraeli ka hapur dyer të reja bashkëpunimi midis Republikës së Kosovës dhe Izraelit.

Pas takimit me anëtarët e grupit të miqësisë Kosovë-Izrael, ai ka thënë se kjo njohje ka hapur dyer të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset e të dy vendeve që të shkëmbejnë eksperienca.

Në këtë takim biseduam për arritjet që kemi bërë nga njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Izraeli dhe deri tek arritjet konkrete të njohjes që kanë rezultuar edhe me binjakëzim të komunave. Njohja nga Izraeli që është bërë gjatë qeverisjes sonë ka hapur dyer të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset tona që të shkëmbejnë eksperienca diplomatike, shoqërore, kulturore, arsimore dhe biznesore me një shtet sikur Izraeli”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, Kosova është me fat që ka miqësi me Izraelin.

Lajme të ngjashme