Hoti: Ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është i domosdoshëm - NACIONALE

Hoti: Ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është i domosdoshëm

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ka theksuar domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për skemat pensionale.

Ish-kryeministri e ka vlerësuar të drejtë peticionin e SBASHK-ut për për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji.

Sipas Hotit, ligji “cenon të drejtën e shumë punëtorëve lidhur me përvojën e punës për shkak të viteve të 90-ta”.

“Të gjithë të punësuarit që arrijnë vitet e duhura të përvojë së punës duhet të gëzojnë pensionin përkatës, e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas gjithë atyre viteve punë.” – ka thënë më tej Hoti.

Lajme të ngjashme