Hoti kritikon Qeverinë Kurti: E kapën RTK-në e BQK-në - NACIONALE

Hoti kritikon Qeverinë Kurti: E kapën RTK-në e BQK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar edhe njëherë Qeverinë Kurti.

Ai përmes një fotografie të postuar në storje në rrjetin e tij social, Facebook, ka thënë se qeveria aktuale ka bërë mashtrime të mëdha.

Sipas tij, premtimi që ka bërë kjo Qeveri është depolitizimi i institucioneve publikë, ndërkohë siç thotë ai realiteti është ndryshe.

Hoti thotë se realiteti i kësaj Qeverie është kapje në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), po ashtu në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) si dhe në borde e ndërmarrje publike.

Kujtojmë se sot janë bërë dy vjet të Qeverisë Kurti.

Lajme të ngjashme